Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Arrë në Kukës, ku si pasojë një 37-vjeçar ka gjetur vdekjen.

Raportohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:50, ku D. D., 37 vjeç, banues në fshatin Arrën, duke drejtuar automjeti tip “Kamionçinë”, ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dal nga rruga,  dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit