Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hënë në rajonin e Emilia Romano pranë qytetit Modena në Itali në Autostradën A22 . 100 automjete janë përfshirë në një aksident zinxhir dhe për pasojë 25 persona kanë mbetur të plagosur.

Në mesin e të plagosurve dy prej tyre janë në gjendje të rëndë. Sipas hetimeve paraprake nga autoritetet italiane shkak për aksidentin është bërë mjegulla e dendur që ka penguar fushëpamjen e shoferëve.

Qindra forca zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje ndërsa autostrada është bllokuar në një distancë prej 70 kilometrash.

Policia rrugore në Itali bllokoi gjithashtu hyrjen në Autostradën A22 për disa orë në mënyrë që problemet me qarkullimin që u shkaktuan nga aksidenti zinxhir  të zgjidheshin.

Në autostradën A22 këtë të hënë u shënua edhe një tjetër aksident ku humbi jetën shoferi i një kamioni.

/abcnews.al