Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 49 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi A. S., i cili është jashtë rrezikut për jetën;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. C., 29 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. B., 64 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasi A. B. dhe pasagjerja në automjetin e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. L., 50 vjeç, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, ka qëndruar në banesën e një 68-vjeçareje, pa pëlqimin e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Prostitucioni” për shtetasin M. Xh., 21 vjeç dhe për një 19 vjeçare, si dhe shpallën në kërkim shtetasit K. V., 21 vjeç dhe A. B., 20 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”. Shtetasit K. V. dhe A. B. kanë dëmtuar xhamin e automjetit të shtetasit M. Xh, për motive të dobëta.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.