Banorët e Lagjes së Re në qytetin e Kukësit kanë bllokuar për afro 30 minuta hyrjen e rrugës nacionale Prizren-Kukës në shenjë proteste për mungesën e sigurisë së këtij segmenti.
Gjatë protestës banorët kërkuan rritjen e sigurisë rrugore, zgjerimin e korsive, ndërtimin e trotuarëve të saj.
Në 7 viteve të fundit kjo rrugë u ka marrë jetën afro 10 qytetarëve, ku një ditë më parë humbi jetën një 51 vjeçar nga përplasja e një automjeti që lëvizte me shpejtësi.
