Pas aksidenteve te renda ne vend , Kuvendi miratoi ndryshime të rëndësishme në kodin rrugor. Kështu, për 2 vitet e para pas pajisjes me patentë, shoferëve u ndalohen të ngasin mjete me fuqi të lartë motorike. Drejtori i përgjithshëm i shërbimeve të transportit rrugor Blendi Goxhja shpjegoi se si do te procedohet në këtë aspekt.
“Nuk i shtuam masave një tolerancë që përdoret në vendet e BE, ku lejohet që këta të përdorin mjete të fuqishme nën shoqërinë e prindërve apo familjarëve, sepse na mungon garancia. Prandaj zgjodhëm vetëm një kombinim fuqi-peshë, sepse rrezikshmëria lidhet me këtë ekuacion”, thotë Gonxhja për A2 CNN.
Sipas tij të gjithë më pas duhet të kenë kujdes pasi në rast të ndalimit atëherë do të konsiderohet një shkelje e rëndë. “Në rast se do të duam të marrim një mjet me qira, apo nga një shok, apo duhet të punojmë me një mjet të caktuar, duhet bërë kujdes që atyre që kanë patentat nga dy vitet e para, do të konsiderohen që janë duke ngarë një mjet pa patentë”, thotë Gonxhe.
Gjithashtu një risi tjetër është edhe zgjatja e vlefshmërisë e patentës deri në 15 vite. Lejet e drejtimit që janë drejt skandencës për t’u rinovuar përfitojnë vetëm pas rinovimit të lejes së drejtimit.Instruktorëve të autoshkollave iu zgjatet e drejta për ushtrimin e profesionit deri në 70 vjeç, nga 65 vjeç që ishte. Ndërsa qytetarëve që iu është anuluar leje drejtimi shqiptare për efekt konvertimi jashtë vendit, mund të rimarrin lejen e drejtimit shqiptare pa testim