Bëjmë me dije se 14-vjeçari Arjol Dervishaj ka ndërruar jetë mesnatën e së hënës në spitalin e Traumës në Tiranë pasi nuk ka mundur t’i bëjë ballë plagëve të aksidentit të rëndë të datës 22 tetor.
Adoleshenti ka humbur jetën në spitalin e Traumës ku ai trajtohej në reanimacion prej 22 tetorit kur së bashku me dy bashkëmoshatarë të tij u përfshi në një aksident të rëndë në qytetin e Sarandës. Këta 3 adoleshentë kishin marë makinën e babait të njërit prej tyre për gjiro.
Nga aksidenti ku ishin tre minorenët, 14 vjeçari, i cili ishte pasagjer në automjetin e përplasur, ishte më i dëmtuari rëndë në kokë.
