Një avion i American Airlines i drejtuar nga PSA u përplas me një helikopter ushtarak teksa po i afrohej aeroportit kombëtar të Uashingtonit Reagan, duke tronditur Shtetet e Bashkuara në orët e para të së enjtes.

Reuters raporton, duke cituar agjencinë shtetërore ruse të lajmeve Tass, se patinatistët rusë kampionë botërorë ishin në bordin e aeroplanit të American Airlines që u rrëzua.

Tass thotë se ata ishin patinatorët dhe trajnerët rusë Yevgenia Shishkova dhe Vadim Naumov. Shishkova dhe Naumov, të cilët janë të martuar, fituan kampionatin botëror në patinazh artistik në çift në 1994.

Identiteti i atyre që ndodheshin në aeroplan apo helikopter ende nuk janë bërë të ditur zyrtarisht

Avioni mbante 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, ndërsa helikopteri ushtarak Black Haëk kishte tre persona në bord.

Top Channel