Një aksident i fundit automobilistik ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Kakavijë me pasojë plagosjen e dy personave.
Mësohet se përplasja e dy autoveturave duke mos respektuar sinjalistiken rrugore horizontale, ka sjellë përplasjen mes tyre.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kthesës për në fshatin Goricë-Bashkia Dropull, përbri rrugës që të çon në një stabiliment të pijeve jo-alkoolike.
Policia sapo ka shkuar në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit. Ky aksident është i katërti që ndodh në kufirin e 12 orëve në brezin veri-jug të rrugës nacionale Tepelenë-Kakavijë.