Erion Murataj PSD

Policia e Shtetit ka dhënë informacione në lidhje me aksidentin e shumëfishtë në aksin Fier-Vlorë, ju janë përfshirë 7 automjete.

Mësohet se janë plagosur 5 pasagjerë, mes tyre dhe një fëmijë 1 vjeç. 

“Fier/Informacion paraprak. Rreth orës 15:00, në bypass_in Fier-Vlorë, janë përfshirë në aksident rrugor automjetet me drejtues shtetasit A. B., E. Gj., Sh. K., A. B., V. N., R. M. dhe M. V.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy pasagjeret, shtetaset M. Rr., 52 vjeçe dhe S. Rr., 32 vjeçe, si edhe kanë shkuar në spital për kontroll mjekësor tre prej drejtuesve, shtetasit R. M., 46 vjeç, M. V., 45 vjeç, V. N., 22 vjeçe dhe një foshnjë 1 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.