Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Vau i Dejës-Bushat.

Një person ka humbur jetën në këtë aksident të rëndë që u regjistrua në afërsi të fshatit Stajka.

Fax Neës meson se viktimë ka mbetur Shefik Zagani.

Njoftimi

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:20, në fshatin Stajkë, Shkodër mjeti me drejtues shtetasin S. J., 28 vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. Z., 62 vjeç, banues në fshatin Shkjezë, Bushat. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi Sh. Z.

Drejtuesi i automjetit shtetasi S.J, është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(E.H/Faxeb.al)