Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg”, për Arbër Tivarin, i cili drejtonte mjetin që u aksidentua pak ditë më parë në autostradën Tiranë-Durrës.
Si pasojë e aksidentit të rëndë ndërruan jetë Roxhesa Klironomi 24 vjeçe dhe Silva Gjergji, 26 vjeçe. Edhe Tivari pësoi dëmtime të rënda dhe aktualisht ndodhet në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë.
26-vjeçari, i cili humbi kontrollin e automjetit dhe shkaktoi aksidentin që u mori jetën dy vajzave në autostradën Tiranë-Durrës mëngjesin e së dielës dyshohet se ishte në ndikimin e alkoolit.
Arbër Tivari është emër i njohur për policinë e Durrësit pasi gjatë viteve të fundit ka hyrë dhe ka dalë disa herë nga burgu. Për herë të fundit, Tivari është arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe municione luftarake. /abcnews.al