Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor Laç Mamurras.
Viktima është 45-vjeçari Besim Seli, nga fshati Gjorm, i cili ishte duke lëvizur me motor në momentin kur është goditur nga një makinë, dhe për pasojë ka vdekur.
Ngjarja ka ndodhur në aksin e vjetër Laç – Mamurras pranë fshatit Gjorm, ndërsa burime bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit është shpallur në kërkim pasi ka braktisur makinën dhe është larguar pas aksidentit.
Mbeten të paqarta rrethanat e aksidentit, dhe shkaqet që e kanë shtyrë shtetasin me incialet A.V të braktiste mjetin e tij dhe të largohej nga vendngjarja.