Erion Murataj PSD

Është arrestuar 35- vjeçari me inicialet O. N, pasi ditën e djeshme automjeti që ai drejtonte u përfshi në një aksident rrugor.

Mjeti i tij është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues personin me incialet M. Sh., 29- vjeç i cili humbi edhe jetën si pasojë e këtij aksidenti, ndërsa mbeti i plagosur personi me inicialet H. L., 27- vjeç.

“Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit: -O. N., 35 vjeç, pasi dje, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh., 29 vjeç dhe me pasagjer shtetasin H. L., 27 vjeç.

Si pasojë humbi jetën 29-vjeçari dhe u dëmtuar 27-vjeçari, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.