Mesditën e sotme, një aksident automobilistik ndodhi në hyrje të tunelit në autostradën Elbasan-Tiranë, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën.

Drejt vendngjarjes, u nisën 3 ambulanca, por nga informacionet paraprake të siguruara nga Fax News, njëra prej ambulancave nuk mund të hyjë në tunel, për shkak të rradhës së gjatë të automjeteve, e shkaktuar nga aksidenti.

Mësohet se 3 persona kanë mbetur të plagosur, por fatmirësisht nuk ndodhen në gjendje të rënduar shëndetësore. Deri më tani, ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë, në lidhje me këtë aksident, si dhe për rrethanat e ngjarjes.

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 30.08.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, brenda në tunel, mjeti tip “Ford “, me drejtues shtetasin V.L., 36 vjeç, banues në Tiranë është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin O.Sh., 30 vjeç, banues në Lushnjë .

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ishin pasagjerë në mjetin tip “Ford”, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punojn për zbardhjen e shkaktut të aksidentit.