4 persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Bilisht pasditen e sotme, rreth orës 19:45.
Abc mëson se dy kanë qenë në një makinë dhe dy në mjetin tjetër. Njëra prej makinave është me targa greke, ndërsa të plagosur kanë mbetur një çift bashkëshortësh.
Mësohet se dy të lënduarit që ishin bllokuar në njërën nga makinat janë nxjerrë nga zjarrfikësja e Maliqit. Raportohet se kanë dëmtime të shumta.
Burime nga spitali i Korçës bëjnë me dije se njëri prej të lënduarve është në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit të fshatit Plasë, ku janë përfshirë në një aksident mjeti tip “Toyota” me mjetin tip “Renault”.