Një përplasje mes dy automjeteve në fshatin Buzëmadh mbrëmjen e sotme ka rezultuar fatalë për dy persona që kanë ndërruar jetë ndërkohë që katër të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Policia bën me dije në aksident janë përfshirë automjetet tip “Zafira” dhe “Ford”. Identiteti i viktimave dhe personave të plagosur nuk dihet ende.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 20:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzëmadh, janë përplasur automjetet tip “Zafira” dhe “Ford”.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë dy shtetas dhe janë plagosur katër të tjerë.