TIRANË– Pas akisentit në Tiranë ku mbeti e lënduar një 30-vjeçare, polica ka identifikuar shoferin e mjetit që shkaktoi aksidentin , i cili është 19-vjeçari J.B.
Policia konfirom se 30-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa i riu është dërguar në komisariat.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
