Një mjek ishe mes katër personave që humbën jetën në aksidentin ajror që ndodhi të dielën pasdite në Aeroportin Southend në Angli.Mes viktimave ishin edhe infermierja 31-vjeçare Maria Fernanda Rojas Ortiz, si dhe dy pilotë holandezë.
Policia e Essex-it njoftoi të martën se deri tani kanë gjetur tre trupa dhe po punojnë për të rimarrë trupin e katërt brenda 24 orëve të ardhshme. Autoritetet konfirmuan se avioni ishte një fluturim mjekësor, i cili kishte sjellë një pacient në aeroport për trajtim të mëtejshëm në Mbretërinë e Bashkuar.Avioni kishte përfunduar dorëzimin e pacientit dhe po kthehej drejt Holandës kur u rrëzua rreth orës 15:48. Identitetet e viktimave nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga policia.