Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin turistik Fush Studen ku një makinë ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me një shtyllë elektrike.

Mënjeherë është bërë shoqërimin i dy të lënduarve me ambulancë drejt spitalit të Librazhdit ku morën ndihmën e pare mjekësore.

Njëri prej të lënduarve është jashtë rrezikut për jetën ndërkohë tjetri pritet të dërgohet me helikopter drejt Tiranës për ndihmë të specializuar.

Policia ndodhet në vendngjarje po heton shkaqet e aksidentit.