Pasditen e sotme është aksidentuar aktori i njohur shqiptar, Lulzim Zeqja.
Menjëherë pas kësaj ka reaguar Teatri Kombëtar ku njoftojnë se aktori është në gjendje të mirë shëndetësore por e ka të pamundur për të performuar në shfaqje “Edmond”.
teatri njofton se biletat do të ribursohen.
Reagimi i plotë i Teatrit Kombëtar:
TË DASHUR MIQ TË TEATRIT,
PËR SHKAK TË NJË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK, I CILI KA PËRFSHIRË AKTORIN E TEATRIT KOMBËTAR Z.LULZIM ZEQJA NJËKOHËSISHT DHE PROTAGONISTIN E SHFAQJES “EDMOND”, JU NJOFTOJMË SE SHFAQJET E DITËS SË SOTME DHE DATAVE 23-24-28-29-30-31 TETOR 2021, JANË ANULLUAR.
FATMIRËSISHT, Z. ZEQJA ËSHTË NË GJENDJE TË MIRË SHËNDETËSORE, POR E KA TË PAMUNDUR TË PERFORMOJË NË SHFAQJEN “EDMOND” NË VAZHDIM.
DUKE JU KËRKUAR NDJESË E DUKE JU FALENDERUAR PËR MIRËKUPTIMIN, TEATRI KOMBËTAR DO T’JU NJOFTOJË NË VAZHDIM SE SI DO TË PROÇEDOHET ME RIMBURSIMIN E BILETAVE.