Një çift bashkëshortësh pësoi lëndime pas një aksidenti automobilistik, pasditen e sotme, në zonën e ish-Kënetës në Durrës.
Makina me të cilën ata po udhëtonin u përplas me një shtyllë që ndodhet në karrexhatë.
Sipas dëshmitarëve në zonë, bashkëshortët, rreth 57 vjeç, të ardhur nga Greqia po lëviznin me automjet kur u përplasën me shtyllën në rrugë.
Edhe pse rruga është asfaltuar së fundmi, shtylla nuk është zhvendosur, duke u kthyer në një rrezik të vazhdueshëm për drejtuesit e mjeteve.
Policia shkoi në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit, ndërsa çifti ka marrë ndihmën mjekësore ne spital
