Një punëtor është aksidentuar gjatë punimeve në një kantier ndërtimi në Dhërmi.
Mësohet se i plagosur rëndë nga vinçi ka mbetur 44-vjeçari Elton Sinanaj.
Sinanaj është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
