aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Plug-Savër, në autostradën Lushnje-Fier.
Drejtuesi i motocikletës me inicialet E.B, 30-vjeç është përplasur me barrierën e betonit, dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë.
Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin ka qenë drejtimi i motomjetit në gjendje të dehur.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje, ku po hetojnë në lidhje me shkaqet e aksidentit, si dhe po disiplinojnë trafikun në këtë aks rrugor.