Një trailer i ngarkuar me grurë, i cili po udhëtonte në drejtm të Tiranës ka pësuar një aksident.
Si pasojë sasia e grurit që transportonte është derdhur në autostradë.
Në video e siguruara nga Abcnews.al, shihet se ka një sasi të madhe gruri në të dyja kahet e autostradës.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të QTU-së.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 12.08.2022, rreth orës 14:05, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. A., duke drejtuar mjetin (kamion të ngarkuar me grurë), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Kujtojmë se dy ditë më parë anija me grurin ukrainas u ankorua në portin e Durrësit.
Anija “Jaohar Ranim” u furnizua me grurë në portin Izmai të Ukrainës disa ditë më parë, në bazë të marrëveshjes të arritur nëpërmjet Rusisë dhe Ukrainës, për të lejuar eksportimin e stokut të grurit të bllokuar nëpër depo për shkak të luftës.
Në Ukrainë ka ende tenoleta grurë të bllokuar, që pritet të shpërndahen në të gjithë globin./Abcnews.al/