“Detyrim paraqitje” vendosi sot si masë gjykata e Sarandës për 30 vjeçarin, shtetasin turk, Demir Tunahan, i arrestuar mbrëmjen e së premtes.

30 vjeçari Demir Tunahan është autori i aksidentit të ndodhur mbrëmjen e së premtes së kaluar ku 30 vjeçari aksidentoi me mjetin e tij Nissan me targë AB590NA, dhe plagosi rëndë 29 vjeçarin Mario Selishta me origjinë nga Dibra, por banues në Itali.

“Detyrim per t’u paraqitur në policinë gjyqësore ka kërkuar prokurorja, këtë masë ka kërkuar mandej edhe gjyqtari në seancë.