Në një lokal në Prishtinë janë gjetur dhe sekuestruar 104 aparate për prodhimin e kriptovalutave Bitcoin.
Policia njofton se 55 prej tyre nuk kishin dokumentet përkatëse, të cilat edhe janë sekuestruar nga policia e Kosovës.
Prishtinë (NN) 14.05.2022 – 11:00. Raportohet se në një lokacion të dyshuar janë hasur 104 aparate për prodhimin e kriptovalutave BITCOIN ku për 55 prej tyre nuk është prezentuar dokumentacioni i nevojshëm, e më pas janë sekuestruar nga zyrtarët e Doganës së Kosovës. Të gjitha veprimet janë marrë në konsultim dhe koordinim prokurorin dhe gjyqtarin kujdestar, rasti vazhdon të hetohet” njofton policia.