Komisariati i Policisë së Vlorës, në bashkëpunim me strukturat e Krimit Ekonomik dhe Policinë Bashkiake kanë nisur këtë të premte një aksion kundër zënies së paligjshme të hapësirave publike, të cilat po përdoreshin si vendparkime për shitblerje apo dhënie me qira të automjeteve.

Sipas autoriteteve, personat që kanë zaptuar këto hapësira do të përballen jo vetëm me gjoba, por edhe me procedime penale.

Gjatë kontrolleve, automjetet e vendosura në mënyrë të paligjshme do të largohen, ndërsa shkelësit do të përballen edhe me procedime penale.

Autoritetet bëjnë me dije se ky aksion synon lirimin e hapësirave publike për qytetarët, si dhe vendosjen e rregullit në përdorimin e tyre. Gjithashtu, u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve dhe subjekteve që të respektojnë ligjin dhe të mos i përdorin këto hapësira për qëllime private apo përfitime ekonomike të paligjshme.

Aksioni pritet të shtrihet në të gjithë qytetin e Vlorës dhe do të vijojë edhe në ditët në vijim, me kontrolle të shtuara në zona të ndryshme problematike.

GEAM Sh.p.k