Aksioni antidrogë në orët e para të mëngjesit! 11 urdhër arreste, kapen 9 prej tyre
“Janë sekuestruar 8 mjete, telefona, shumë dokumente, konsiderohen me vlerë për hetimin.
Morën pjesë 110 policë për këtë operacion, 9 janë arrestuar deri tani, vijon puna për kapjen e personave të tjerë. Edhe gjatë kohës që ne flasim punonjësit tanë në terren vijojnë punën.
Janë gjetur prova mjaftueshëm si bazë solide për hetim, madje edhe për hetimin pasuror që ne do kemi një vijim.”