Burime bëjnë me dije se ditën kur është bërë operacioni blic në Kurbin nga RENEA, mes të shqeruarve janë edhe Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi, ndërsa u arrestua Cen Karriçi.
Policia nuk ka dhënë informacione në lidhje me personat e shoqëruar si dhe ka qenë tepër e rezervuar rreth marrjes në pyetje të tyre, arsyet e shoqërimit dhe çfarë kanë dëshmuar.
Martinaj dhe Mihasi janë lënë të lirë pohojnë të njëjtat burime brenda disa orëve, ndërsa Karriçi ndodhet ende në burg.
Operacioni inrealizuar brenda kompleksit luksoz “Arbëria Palace” në Fushë-Milot në pronësi dhe në territorin përreth të Ervis Martinajt ndërsa u sekuestrua edhe një armë zjarri në afërsi të kompleksit.
(E.H/Faxweb.al)