Ish-kryeministri Sali Berisha, pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD, deklaroi se opozita nuk do njohë asnjë ligj që miratohet në kundërshtim të Kushtetutës dhe ligjit duke iu referuar miratimit të buxhetit 2024. Sakaq Berisha tha se deputetët e PD do vijojnë aksionin opozitar dhe se janë të gatshëm edhe për grevë urie.
Sali Berisha: Bën luftë me popullin opozitar, shkelmon mbi të drejtat e opozitës. I tmerruar me ato që ka kryer me abuzimet me postin e tij, e di qe komisionet do ti nxjerrin të palarat dhe vendimet antiligjore dhe si përfundim do dorëzoj mandatin. Aksionin e keni shumë transparent. Sot e patë, atë komision që ishte nuk ju lanë të futeshit. Parlamenti qëndron vetëm si ndërtesë dhe Grupi i opozitës që mbron Kushtetutën, të tjerët zhduken si minjtë.
Pyetje: A i keni numrat e deputetëve për grevë urie?
Berisha: Që nesër janë të gatshëm. Gatishmëria e qytetarëve është për t’u admiruar.
Pyetje: A do të lejoni miratimin e Buxhetit për 2024?
Berisha: Asnjë ligj që kalon në kundërshtim më Kushtetutën nuk do njihet nga opozita. Ju i pat i kaluan në 15 minuta ligjet të shqyrtuara në kundërshtim me ligjin, të futura pas karrigeve me Online.