Mediat e huaja kanë publikuar momentin kur ambasada e Kubës në Paris, sulmohet me molotov. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar të gjithë këtë moment.
Në pamjet në fjalë shfaqen disa persona të panjohur duke hedhur molotov mbi ambasadë. Këtë sulm, ministria e Jashtme e ka cilësuar si akt terrorist.
Punonjësit e ambasadës kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, ende pa arritur zjarrfikësit dhe policia në vendin e ngjarjes në Rue de Presles.
Në anën tjetër, autoritetet franceze kanë njoftuar se po hetojnë rastin, e deri më tani askush nuk është arrestuar e as që ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
fax
