Duket se përmbajtja e tyre nuk ka zgjatur shumë, gjersa janë rikthyer në përsëritjen e akteve çnjerëzore. Talebanët kanë varë një trup të pajetë në kran në sheshin kryesor të qytetit perëndimor afgan, Herat.
Mediat e huaja, ngrejnë alarmin se ky veprim mund të jetë shenjë për kthimin e metodave të vjetra të grupit.
Wazir Ahmad Seddiqi, i cili ka një barnatore në skaj të sheshit, i tha agjencisë “Associated Press” se katër trupa u sollën në sheshin kryesor dhe tre të tjerë në pjesë tjera të qytetit për t’i shfaqur publikisht.
Seddiqi tha se talibanët njoftuan në shesh se katër trupat e shfaqur në shesh ishin të personave që ishin kapur duke marrë pjesë në një rrëmbim dhe u vranë nga policia.