Ylli i kinematografisë turke, Neslihan Atagul Dogulu, ka hapur së fundmi platformën më të re në të cilën do të publikojë të gjitha projektet e saj të reja.

Sistemi tashmë zyrtarisht i hapur, është emërtuar me inicialet e para të emrit të aktores, “NADpresent”.

Atagul u shpreh në një postim në rrjetet sociale se në këtë mënyrë do të paraqiste hapa inovativë në botën e artit dhe menaxhimin e karrierës së saj profesionale.

“Ne kemi krijuar zyrtarisht sistemin me të cilin kemi punuar prej kohësh. Jam shumë e emocionuar dhe e frymëzuar njëkohësisht. Falenderoj ekipin për punën fantastike dhe të palodhur që kanë bërë”, shkruan ndër të tjera aktorja.

Neslihan është e njohur për publikun shqiptar në rolin e saj si “Neriman” përkrah “Maxhit”, Kadir Dogulu, ku përveçse partnerë në serial ata kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë edhe në jetën reale, prej 8 vitesh./tvklan.alhttps://www.instagram.com/reel/C60-RCEtxWl/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=810&rd=https%3A%2F%2Ftvklan.al&rp=%2Faktorja-e-njohur-me-prane-publikut-prezanton-projektet-e-saj-me-te-fundit-ndryshe#%7B%22ci%22%3A1%2C%22os%22%3A1406479%2C%22ls%22%3A1990.7999999821186%2C%22le%22%3A2180.5999999940395%7D