Një ndihmës të eurodeputetit të ekstremit të djathtë të Alternativës për Gjermaninë, nën dyshimin për spiunazh për Kinën ëhstë vënë në prangat e policisë Gjermane.
Mediat bejne me dije se është arrestuar Jan J. I cili punonte si ndihmës i Maximilian Krach, kandidati kryesor i AfD-së në zgjedhjet europiane dhe anëtar i Parlamentit Europian që nga viti 2019 dhe jetonte në Bruksel si dhe në Dresden, sipas raporteve.
Ai dyshohet se i ka dhënë informacione Ministrisë së Sigurisë Shtetërore të Kinës (MSS) në lidhje me negociatat dhe vendimet në Parlamentin Europian, sipas një deklaratë të prokurorëve dhe gjithashtu dyshohet se ka spiunuar figurat e opozitës kineze në Gjermani.
Ai u arrestua në Dresden ndërsa policia bastisi apartamentet e tij. Një zëdhënës i AfD komentoi se lajmi ishte “shumë shqetësues”.
“Megjithatë, meqë nuk kemi informacione të mëtejshme për rastin, duhet të presim hetime të mëtejshme nga prokurorët”. “Nëse konfirmohet, do të jetë një sulm ndaj demokracisë europiane,” tha ministrja e brendshme e vendit, Nansi Feser.
I dyshuari u arrestua, vetëm disa orë pasi tre shtetas gjermanë u arrestuan nën dyshimin se punonin me shërbimin sekret kinez.