Akuzës së PD për kryebashkiakun e Elbasanit Gledian Llatja i është përgjigjur kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se nga Elbasani se këto akuza janë si pasojë e përplasjeve të brendshme brenda PD-së.

“Keqardhje që punët më të rëndësishme kthehen në debate politike. Është fake news, ju ftoj që ta verifikoni në Këshillin Bashkiak të Elbasanit. Është si pasojë e debateve që kanë ata vetë brenda Partisë Demokratike.  Sali Berisha ka firmosur edhe studimin edhe projektin e zonës. Aso kohe ishte Lulzim Basha drejtues i listës së PD-së së Elbasanit. Falë një bashkëjetese që e ka karakterizuar Elbasanin vendimi ka qenë unanim.  Qytetarët e Elbasanit e dinë fare mirë që sipërfaqja e gjelbër do të shtohet. Prokuroria të hetojë. Projektin për të cilin e akuzojnë Llatjen e kanë votuar anëtraët e PD ne këshillin bashkiak të Elbasanit”, tha Balla.

Egnatia News