Ledjon Brakaj u arrestua një javë më parë nga autoritet malteze, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Greqia, pasi akuzohet se në vitin 2018-të në ishullin e Aeginas ai dogji gjyshe dhe nip pasi i vrau, për t’i grabitur 780 mijë euro.

Pas arrestimit avokatët ë Brakajt kundërshtuan duke thënë se klienti i tyre nuk është ai që kërkon shteti grek.

Për të mos patur aludime të tjera, autoritet malteze i morën gjurmët e gishtërinjëve Brakajt dhe pas analizave rezultoi se gjurmët e gishtave të brakajt përputheshin me ato të personit që kreu krimin e tmerrshëm në Greqi.

Të martën, inspektori Kurt Ryan Farrgia, nga Njësia e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Policisë, prezantoi gjurmët e gishtërinjve që ishin dërguar nga policia greke. Këto gjurmë gishtash, kur u analizuan nga homologët e tyre maltezë, sipas gjykatës dukej se përputheshin me ato të 36-vjeçarit.

Megjithatë, “për të shmangur çdo dyshim”, magjistratja Donatella Frendo Dimech caktoi një ekspert të gjurmëve të gishtërinjve për të marrë gjurmët e gishtërinjve të të arrestuarit gjatë seancës, për të bërë më pas një analizë krahasuese me kopjen e dërguar nga autoritetet greke.

Brakaj dyshohet se planifikoi dhe realizoi grabitjen që përfundoi me vrasjen e pensionistes që kishte në pronësi një dyqan suveniresh, Irini Marmarino dhe nipit të saj Lambros Protonotarios brenda shtëpisë së të moshuarës në vitin 2015

Sipas dosjes hetimore greke viktimat u rrahën dhunshëm dhe më pas u dogjën teksa ishin duke marrë ende frymë.

Ndërkohë, gjatë seancës së së martës, avokati mbrojtës Franco Debono tha se Urdhri i Arrestit Evropian ishte “një nga më të paktët në detaje të parë ndonjëherë nga gjykata dhe nuk kishte as edhe referencën më të vogël për prova”.

“Besimi i ndërsjellë midis shteteve duhet të nënkuptojë respekt të ndërsjellë”, argumentoi Debono, duke iu referuar një vendimi të Corte di Cassazione italiane, i cili refuzoi një kërkesë ekstradimi nga autoritetet malteze me arsyetimin se Malta nuk mund të garantonte disa garanci.

“Ndërsa shtetet e tjera duket se interpretojnë kërkesa të tilla për ekstradim në mënyrë strikte, Malta dukej se jep një interpretim të gjerë”, tha avokati tjetër mbrojtës, Marion Camilleri.

/Abcnews.al/