Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Julian Meçajn, i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe mikut te tij Pëllumb Muharremi (Rrumi i Shijakut).

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.

Meçaj akuzohet nga SPAK se me kërkesë të Plaurent Dervishajt, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, tentuan në disa raste  të  kryenin atentate të tjera ndaj Arjan Ndojit, Pëllumb Muharremit por edhe personave të tjerë.

Meçaj u deportua në gusht të këtij viti nga Dubai bashke me Plaurent Dervishajn.

(BalkanWeb)