Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh të disa pronave. Mësohet se njëri nga të arrestuarit është ish kreu i Kadastrës Florian Taçi.

45 vjeçari së bashku me personin tjetër kanë falsifikuar dokumentet e disa pronave, duke përdorur vulën e një subjekti të palicencuar nga organet kompetente.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan në flagrancë shtetasit, 45 vjeç dhe 37 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumentet e disa pronave, duke përdorur vulën e një subjekti të palicencuar nga organet kompetente.”, njofton policia./abcnews.al