Policia e Tiranës, në një operacion të drejtuar nga SPAK, ka sekuestruar katër pasuri të paluajtshme të një 42-vjeçari në Tiranë.
E.K. akuzohet për mashtrim kompjuterik me bursa, teksa i janë sekuestruar 4 pasuri të paluajtshme me vlerë 1 milionë e 200 mijë euro.
Në vijim të punës gjurmuese dhe hetimore, për konstatimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, u finalizua operacioni i koduar “Fraud”, në kuadër të të cilit u ekzekutua vendimi i GjKKO-së, për sekuestrimin e 4 pasurive të shtetasit E. K., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Konkretisht, u vendos sekuestro mbi 1 apartament, 2 vendparkime për automjete dhe 1 subjekt tregtar, pasuri të cilat dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e 42-vjeçarit, në fushën e mashtrimit kompjuterik, në bursa.
