Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka lëshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për avokatin Bardh Koçi. Avokati dyshohet nga SPAK për veprën penale “ushtrim të ndikimit të paligjshëm.”

Gjykata e Posaçme i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Policia, bazuar në vendimin e gjykatës, ka kryer edhe tre kontrolle banesash.

Avokati Bardhi Koçi është arrestuar edhe në vitin 2013 pasi dyshohej për përvetësimin e një shumë parash nga një biznesmen./abcnews.al