Gjykata e Apelit ka vendosur ekstradimin drejt Kinës të shtetasit kinez Liangbin Chen,

Pavarësisht se ai ka kërkuar që përveç lirimit nga qelia të përfitojë edhe azil politik në Shqipëri me argumentin se i rrezikohet jeta nëse kthehet në Kinë, Apeli i Tiranës vendosi të lërë kë fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ekstradimin e tij.

Chen u arrestua në aeroportin e Rinasit më 11 korrik të këtij viti gjatë kontrolleve të pasagjerëve të linjës ajrore “Air Albania”, në fluturimin Londër-Tiranë.

Ndaj tij në Kinë ështëcaktuar “masa arrest me burg” , pasi ai njihet si kreu i një grupi kriminal që ka realizuar grabitjen me mashtrim me vlerë rreth 145 milionë dollarë.