Izraeli ka identifikuar raketa të tjera të lëshuara nga Irani drejt veriut të vendit, thanë të hënën Forcat e Mbrojtjes të Izraelit, duke shtuar se po punojnë për t’i ndaluar ato.

Ushtria u kërkoi publikut të hynte në strehimore dhe të qëndronte atje deri në njoftim të mëtejshëm.

Raportohet se sirenat u dëgjuan në Izraelin verior, ndërsa palët vijojnë sulmet e ndërsjellta prej disa ditësh që prej sulmit fillestar nga Izraeli që shënjestroi disa objektiva bërthamore të Teheranit.