Detaje të reja janë zbardhur nga pengmarrja e avionit të nisur nga Athina me destinacion Lituaninë, i cili u ul në Bjellorusi dhe vazhdon të mbahet peng.
Mësohet se brenda tij ndodhet një gazetar, i dënuar me vdekje në vitin 2017, kundërshtar i Lukashenkos.
Avioni ra pre i një kurthi të ngritur nga autoritetet bjelloruse, të cilat i sinjalizuan një alarm të rremë për bombë, duke e detyruar avionin të ulët në Minsk.
Aty është arrestuar gazetari i dënuar me vjdekje, kundërshtar i liderit Aleksandër Lukashenko. Avioni vazhdon të mbahet peng së bashku me 171 personat në bord.
Më herët, Bashkimi Europian ka kërcënuar me pasoja të rënda Bjellorusinë nëse nuk do të lejojë rinisjen e fluturimit të avionit të kompanisë Ryanair drejt kryeqytetit të Lituanisë me të gjithë pasagjerët e tij në bord.
Ajo që ka reaguar ka qenë Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
“Është tmerrësisht e papranueshme që të detyrosh një avion të nisur nga Athina për në Vilnius për t’u ulur në Minsk”, thotë Presidentja e KE.