Autoritetet franceze janë venë në gatishmëri pas kërcënimeve për bombë në 6 aeroporte ndërkombëtare. Sipas informacioneve të para, aeroportet e Lille, Nice, Lion dhe Toulouse janë evakuuar, ndërsa uebsajti airlive.net tha se janë evakuuar gjithashtu edhe aeroportet e Nantes dhe Beauvais.
Pasagjerët brenda aeroporteve u urdhëruan të evakuoheshin ndërsa personat brenda në avion u udhëzuan të qëndronin në vendet e tyre.
Franca është në gjendjen më të lartë të gatishmërisë pas vrasjes më 13 tetor të një mësuesi në një sulm të dyshuar islamik. Të martën, Pallati i Versajës, një nga vendet kryesore turistike të Francës, u mbyll për disa orë, për shkak të kërcënimeve për bombë.
/abcnews.al