Policia ka perfunduar ne oret e mbremjes kontrollet ne Hotel Plaza dhe ka deklaruar se alarmi per bombe aty ka qene i rreme.
Lajmi u be me dije ne nje njoftim me vete nga policia pas perfundimit te kontrolleve.
Tiranë/Informacion paraprak i pare
Rreth orës 19:35, në Sallën Operative të DVP Tiranë ka telefonuar një punonjëse e stafit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani”, me pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli.
Menjeherë në vendngjarje ka shkuar forca të shumta policie të cilët kanë bërë rrethimin e zonës dhe evakuimin e personave të hotelit.
Gjithashtu janë njoftuar forca xheniere për kontrollin dhe verifikimin e informacionit.
Në përfundim të kontrollit dhe veprimeve hetimore do të keni një informacion me të detajuar për rastin.
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për një telefonatë se ishte vendosur një sasi eksplovizi në parkimin e një hoteli në rrugën “Abdi Toptani” ju informojnë se gjatë kontrollit nga sherbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat xheniere nuk kanë konstastuar asgjë të jashtëligjshme.