
Polonia, anëtare e NATO-s, ka ngritur me urgjencë në fluturim avionët luftarakë gjatë natës pasi Rusia kreu sulme me rreze të gjatë në Ukrainën perëndimore, tha ushtria e Varshavës. Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës tha se Rusia kishte nisur një “sulm masiv ndaj Ukrainës” gjatë natës duke përfshirë lëshimin e raketave të lundrimit dhe balistike, si dhe dronëve.
Të paktën nëntë persona u vranë në Kiev dhe më shumë se 70 të tjerë u plagosën, thanë zyrtarët ukrainas. Sulmet ruse me raketa dhe dron në Ukrainë kanë prekur herë pas here në vendet e NATO-s si Polonia dhe Rumania, të cilat kufizohen me Ukrainën. Anëtarët e NATO-s janë të detyruar kolektivisht t’i përgjigjen me forcë të plotë sulmeve ndaj një vendi të aleancës.
Dronët dhe raketat që hyjnë në hapësirën ajrore të NATO-s nuk janë trajtuar si sulme ndaj aleancës deri më tani, por autoritetet polake kanë ngritur avionët në fluturim disa herë në javët e fundit për shkak të sulmeve ajrore të Moskës në Ukrainë.
Polonia ka ngritur avionët luftarakë dhe ka vendosur në gatishmërinë më të lartë sistemet e mbrojtjes ajrore dhe ato të zbulimit për të mbrojtur territorin e NATO-s në kufi me Ukrainën, tha Varshava.
