Portali AlbaniaTech u lançua online. Ky është vetëm fillimi i misionit të AlbaniaTech, për të ofruar mbështetje në zhvillimin e ekosistemit shqiptar të teknologjisë dhe informacionit.

Për të forcuar bashkëpunimin midis palëve të interesit brenda Shqipërisë dhe për të rritur vizibilitetin e ekosistemit të startup-eve shqiptare, për sipërmarrësit dhe investitorët në të gjithë botën, EU for Innovation (BE për Inovacionin) ka mbështetur zhvillimin e portalit online Albaniatech.org, i cili do të përfaqësojë ekosistemin e startup-eve në Shqipëri, në mënyrë të kuptueshme për të gjithë territorin e jashtëm dhe do të çojë në bashkëpunime të mëtejshme midis palëve të interesit.

AlbaniaTech është platforma e parë shqiptare e ekosistemit të startup-eve dhe inovacionit, ku përfshihen aktorët e tij dhe shërbimet e tyre, si dhe vendi ku ndahen historitë e suksesit dhe ofrohet një vështrim i qartë mbi startup-et aktive shqiptare.

Qëllimi i platformës është të shërbejë si një hapsirë virtuale e cila bën sëbashku komunitetin shqiptar të startup-eve, duke forcuar vazhdimisht kapacitetet për inovacion midis aktorëve të ekosistemit dhe duke krijuar marrëdhënie midis ekosistemit të inovacionit në nivel lokal dhe ndërkombëtar.

Teksa preznatonte portalin, Gerti Boshnjaku, drejtues i portalit AlbaniaTech u shpreh: “Portali AlbaniaTech synon të bëjë sëbashku komunitetin ekzistues të teknologjisë në një platformë të vetme. Në sinkron me këtë vjen dhe objektivi për të krijuar ura lidhëse midis Shqipërisë dhe shteteve të tjera, duke ndërtuar një ambient për bizneset, institucionet dhe donatorët e kapitalit, për të gjetur njëri-tjetrin dhe për të bërë bizneset inovative shqiptare të suksesshme në tregun rajonal dhe global.”

Versioni i parë i Albaniatech përfshin:

  • Vështrim mbi ekosistemin e AlbaniaTech (Ecosystem Overview)
  • Informacione mbi qytetet Tech Hubs si Tirana, Korça dhe Shkodra.
  • Zbuloni Shqipërinë: informacion mbi punësimin, jetesën, krijimin e një biznesi dhe investimin në Shqipëri.
  • Showcases – histori suksesi të kompanive dhe organizatave shqiptare, themeluesve, diasporës dhe bashkëpunimeve në Ballkan.
  • Lajmet më të fundit dhe eventet të cilat ndodhin në ekosistemin shqiptar të inovacionit.
  • Akses në portalin e punësimit, në bashkëpunim me duapune.al

Përveç faqes virtuale, portali është i pajisur me prezencë online në Facebook, Linkedin, Instagram, dhe Twitter si dhe fushata promovuese virtuale. Portali AlbaniaTech është burimi kryesor i të gjithë informacioneve mbi ekosistemin e Shqipërisë. Ai u zhvillua duke u bazuar në rekomandimet e StartupAmsterdam dhe praktikat më të mira nga TechUkraine, me mbështetjen e EU for Innovation, një projekt i implementuar nga agjensia gjermane për zhvillim GIZ, Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit.

Dr. Jacqueline Jaspert, drejtuese e projektit EU for Innovation shprehet: “AlbaniaTech ka një mision, është një mjet për bashkëpunim, një mjet që for komunitetin e teknologjisë dhe startup-eve në Shqipëri duke i shfaqur historitë shqiptare të suksesit, të gjithë botës. Krijon një identitet dhe një mirëkuptim të përbashkët për atë që e bën Shqipërinë unike.”

Krijimi dhe zhvillimi i kësaj platforme u bënë të mundura falë mbështetjes së EU for Innovation dhe asistencës së CupolaXS Team Ruben Nieuëenhuis and Inna Stelmakh.

“Shqipëria duhet të jetë krenare për potencialin për inovacion, i cili prezantohet në portalin AlbaniaTech. AlbaniaTech është prova se të gjithë palët e interesit mund të bashkohen për të kontribuar në shndërrimin e Shqipërisë në një qendër globale teknologjie.”, tha Ruben Nieuwenhuis, këshillues për AlbaniaTech dhe ish-drejtor i StartupAmsterdam.

“Ne krijuam AlbaniaTech, një mjet të fuqishëm për të promovuar në të gjithë botën ekosistemin inovativ të Shqipërisë. Jini krenar të ekosistemit tuaj dhe festojeni duke u bërë pjesë e fushatës #iamalbaniatech”, tha Inna Stelmakh, këshilluese për AlbaniaTech dhe ish-lidere e portalit TechUkraine.

geek