Gjykata e Apelit ka dënuar me 30 vite burg Albert Kacën në Lezhë, pasi përplasi për vdekje ish-kunatin e tij, Ylli Mena. Fillimisht Prokuroria e Lezhës ka kërkuar 35 vite burg për Kacën, pasi ky i fundit përplasi me makinë ish-kunatin e tij në Ishull-Lezhë.
Dënimin me 30 vite fillimisht e ka dhënë Gjykata e Shkallës së Parë, ndërkohë që pas apelimit, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi të njëjtin dënim.
Ngjarja ndodhi me 21-shtator të vitit 2019-të në Ishull-Lezhë, teksa 32-vjeçari Ylli Mena po lëvizte me biçikletë u përplas nga një automjet dhe gjeti vdekjen disa orë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve të marra.
Fillimisht u dyshua për aksident, por pas veprimeve hetimore rezulton se ngjarje ishte e qëllimshme dhe policia shpalli në kërkim 32-vjeçarin Albert Kaca. Autori dhe viktima kishin patur konflikte më njëri tjetrin që pas divorcit te Ylli Menës me motrën e 32-vjeçarit Kaca.
