Avokati i Alda Klosit, ish zyrates së Kryeministrisë që u la sot në burg ka thënë se sanitarja Rozeta Dobi gënjen vetëm për të lëhtësuar pozitat e saj dhe të djalit të saj.
Sipas avokatit Ilirjan Muho, Dobi ka dhënë versone të ndryshme për ngjarjen vetëm për këtë qëllim ndërsa shtoi se shuma prej 120 mijë euro ka qenë për kurimin e xhaxhait të saj që vuante nga një sëmundje e rëndë.
Muho ka mohuar që Klosi dhe Dobi të kenë bashkëpunuar në fshehjen e shumës monetare.
Avokati Ilirjan Muho: Jam i keqardhur nga vendimi i gjykatës. Natyrisht që pati një debat të gjatë, prokurori paraqiti si provë nga e arrestuara Rozeta Dobi, ishte deklarim i marrë ditët e fundit. I ka dhënë një vlerë të paracaktuar këtij deklarimi, është hera e 4 që pyetet dhe ka dhënë nga një version të ri. Më 3 shkurt ka pranuar se këto veprime i ka bërë në marrëveshje me Klosin. Nuk është vërtetë. Nëse do të ishte kështu si është e mundur që pasaporta bashkë me lekët është hapur dhe hedhur në kazan plehrash? Si nëna dhe djali kane mbajtur të njëjtin qëndrim ku kanë deklaruar vjedhjen e Alda Klosit.
Nëse do ishte e vërtet që do kishte marrëveshje, si ka mundësi që në banesën e kësaj shtetase janë gjetur sende të vjedhura në banesa të tjera. Kemi të bëjmë me një shtetase që ka një qëllim të caktuar, të lëhtësojë pozitën e saj, se është zënë me presh në dorë, të përpiqet të fitojë një pozitë të lehtësuar për djalin e saj.
Në fazën e hetimeve nga vëllai i saj është paraqitur një kontratë huadhënie, ka nënshkruar një deklaratë ku janë dhënë 120 mijë euro për kurimin e xhaxhait të saj, që ishte diagnostikuar me tumor. Janë mbajtur në shtëpinë e nuses së xhaxhait dhe më pas i janë kthyer Aldës në shtëpi.
Lekët janë për xhaxhain se ishte për tu kuruar. Mos u cudisni që nëse nuk merr atë që pretendon të jemi para një deklarimi tjetër. Deklarimet e saj janë të pavërteta.