Ish-ministri Aldo Bumçi është në listën e re të zyrtarëve që do shpallen non grata në lidhje me përfshirjen e tij si ish-ministër Drejtësie në lobimin e Shkëlzen Berishës në biznesin e demontimit të armëve në Gërdec.

Anëtari i PD Sidi Hasanaj nga një studio televizive foli për persona të tjerë të shpallur non grata nga Britania e Madhe.

Ai pëmendi Klevis Balliun dhe Aldo Bumçin. 

“Në bisedë informale të kanë thënë se zoti Klevis Balliu mund të shpallet non grata. Atë e tha Berisha që edhe Klevis Balliu është në dosjen non grata, unë hulumtova kush është arsyeja që u shpall non grata. 

Për një arsye, është zgjedhur një skemë nga BE. I kanë dërguar emra SPAK ku thuhet se janë non grata dhe të hetohen për pasurinë. Këto furnizojnë bunkerin anti perëndimor që do të shkatërrojnë reformën në drejtësi dhe ta kthejnë te Gjin Gjonajt. Pse është nisur hetim pasuror ndaj Baçit.

Arsyen ia thashë: lidhje biznesi me familjen Berisha. Në dijeninë time, është Aldo Bumçi, non grata për letrën e faksit që është dërguar faksimilja për Shkëlzen Berishën dhe Fatmir Mediun për Gërdecin të cilën ai e mohon thotë e falsifikuar. 

Prokurorët e SPAK kanë vajtuar në FBI sepse do hapet kutia e pandorës. Do hapen deklaratat e të ndjerit Kosta Trebicka e Afrim Diverolit për Gërdecin, nuk mundet PD që të mbajë në kurriz prindërit që kërkonin nëpër fushat e Gërdecit fëmijët”.

Djali i Sali Berishës, Shkëlzen Bersisha, është thirrur disa herë nga SPAK në lidhje me përfshirjen e tij në biznesin e demontimit të armëve në Gërdec.

Ndër të tjera ai është pyetur për një faks në të cilin është përmbajtja e letrës miratuese nga Ministria e Drejtësisë për kontratën që do të lidhej në Gërdec, një kopje të së cilës nga zyra e Aldo Bumçit i është dërguar privatisht Shkëlzen Berishës. Kjo është dëshmia që tregon se kush interesohej për atë biznes.

Dëshmia mbështetet nga ish- sekretarja e Aldo Bumçit dhënë para prokurorëve, e cila pranon se Shkëlzeni ka shkuar në zyrë e më pas Aldo ka percjellë porosinë për tek zyra private e Shkëlzenit brenda Ministrisë së Mbrojtjes.

Faksi është tentuar të zhduket por më pas është sekuestruar një kopje nga Prokuroria në materialet e gjetura pas tragjedisë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Aldo Bumçi është thirrur në SPAK dhe aty ka dhënë dëshmi të rreme pa e ditur se sekretarja e tij kishte dëshmuar për takimet me Shkelzen Berishen ne zyre tek per kete aferë. \Tema